RTSH Sport Live

Liga Unike, gati faza finale

  • 08/03/2023
  • |
  • Basketboll
Liga Unike, gati faza finale

Liga Unike në basketboll për femra Shqipëri-Kosovë ka mbërritur në fazën finale, ndërsa gjithçka do të zhvillohet më 15-16 mars në Pallatin e Sportit në Vlorë. Për këtë arsye, pikërisht në vendin ku është firmosur themelimi i kësaj Lige Unike është nënshkruar marrëveshja mes Federates Shqiptare të Basketbollit të

Klubit Shumësportësh Flamurtari. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka treguar se çfarë pret realisht nga kjo fazë finale në edicionin e saj të dytë të Ligës Unike në Vlorë. “Së pari dua të uroj ekipet finaliste për këtë arritje. Gjithashtu dua të nënvizoj faktin se zhvillimi i këtij eventi në qytetin e Vlorës nuk është rastësor. Ne shpresojmë që sa më shumë vajza të nisin të luajnë këtë lojë të bukur”, tha Ponari.

Dhe edicionin e ardhshëm i pari i basketbolli shqiptar është i bindur se do të ketë jo vetëm skuadra pjesëmarrëse më shumë, por dhe numër aktivitetesh në rritje. “Në këtë sezon do të kemi edhe një finale me djemtë, e finale që do të vendoset së bashku me Federatën e Kosovës kështu presim që numri I aktiviteteve sportive në basketboll të jenë në rritje dhe gjithmonë e më të bukura”, tha Ponari.

Avni Ponari

Mirëpo edhe pse Liga Unike e basketbollit të femrave është në përfundim, ajo që mbeti në mes ishte gara e meshkujve, kjo për shkak të tërheqjes së ekipeve të Shqipërisë. Për Ponari arsyeja themelore është mbështetja financiare. “Uroj që Ministria e SPorteve ta mendojë këtë event si të veçantë në mënyrë që të ketë buxhetin e saj” komentoi Ponari.

Klevis Kaso

Ndërkohë faza finale e Ligës Unike Shqipëri-Kosovë në basketboll për femra vjen në 100-vjetorin e klubit Flamurtari. Klevis Kaso, shefi i klubit shumësportësh Flamurtari, tregon menyrën e organizimit te kētij aktiviteti. “Po mundohemi që të organizojmë diçka të bukur. Duam që të bëjmë një turne mes katër ekipesh dhe shpresoj shumë që do t’ia dalim”, tha Kaso. Gj.V.