RTSH Sport Live

Liga unike për femra: Fitojnë Partizani dhe Flamurtari, Bashkimi triumfon në përballjen mes kampionëve

  • 10/12/2024
  • |
  • Basketboll
Liga unike për femra: Fitojnë Partizani dhe Flamurtari, Bashkimi triumfon në përballjen mes kampionëve

Janë zhvilluar ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e katërt të Ligës Unike në basketboll për femra.

Partizani ka mposhtur me rezultatin 66-49 Pejën 03, një sfidë që u transmetua drejpërdrejt në RTSH Sport. Enisa Semanjaku me 14 pikë dhe Aida Palko me 15 pikë spikatën tek skuadra e kuqe në këtë takim.

Përballja më interesante e ditës ka qenë përballja mes dy skuadrave kampione. Bashkimi, kampionia në fuqi e Kosovës ka mposhtur me rezultatin 77-63 Tiranën, kampionen në fuqi të Shqipërisë. Arbnore Përquku me 21 pikë dhe Aulona Muhadri me 11 pikë spikatën te vajzat nga Prizreni, ndërsa Morina Bojku realizoi 22 pikë për Tiranën, por nuk mjaftuan që skuadra bardheblu të evitonte humbjen.

Flamurtari ka fituar 62-53 përballë Junior 06 Moni Bau në ndeshjen tjetër të ditës.