RTSH Sport Live

Liga Unike: Prizreni 16, fitore mes tensionesh

  • 31/10/2021
  • |
  • Basketboll
Liga Unike: Prizreni 16, fitore mes tensionesh
Hajdari ndëshkohet me teknik përjashtimi, trepikëshi i Krasniqit gati ndez sherrin mes ekipeve

Prizreni 16 gjen fitoren e parë në Ligën Unike Shqipëri – Kosovë në basketboll për meshkuj. Pikërisht në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në ndeshjen e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, të besuarit e Agron Rifatit kanë mundur Tiranën, 93-81. Një ndeshje e cila ka patur dhe tensionin brenda, ndërsa Hajdari është dënuar në periodën e dytë me gabim teknik pwrjashtimi, kurse trepikëshi i Krasniqit në fund të lojës gati ndezi sherrin mes dy bankinave.

Gjithsesi, perioda e parë është pikë më pikë, ndërsa Prizreni 16 ka fituar 20-19. E dyta po në favor të miqve, 21-27, teksa në pushim ata kryesojnë 40-47. Bardheblutë përmirësojnë lojën dhe mbështetur fort tek amerikani Klark kanë dhe saktësi në gjuajtje. Tirana fiton periodën e tretë 23-17, por sërisht kryeson Prizreni 16, 64-63.

E fundit është dërrmues për të besuarit e Erkand Karajit, ndërsa Prizreni 16 është i papërmbajtshëm në trepikësha. 29-18 perioda e katërt për miqtë dhe përfundimisht 93-81.

Në ndeshjen tjetër, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Pejës 93-92 e së bashku me Kamza Basket kryeson Ligën Unike pas dy javësh.