RTSH Sport Live

Liverpool barazom me Brighton, Klopp: Kohë të vështira

  • 28/11/2020
  • |
  • Angli
Liverpool barazom me Brighton, Klopp: Kohë të vështira

Në javën e 10-të të Premier League, Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Brighton. Sfida nisi me një 11-metërsh të humbur për vendasit, Maupay goditi në mënyrë të gabuar, ndërsa Salah i anullohet një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 34-ët. Sfida është zhbllokuar në minutën e 60-të, Jota ka kaluar formacionin e Klopp në avantazh, 1-0. Në minutën e 84-ët, një tjetër gol i anulluar për Reds, kësaj radhe është Mane që gjendet në pozicion jashtë loje. Në fund, një 11-metërsh i dytë për Brighton, që është kthyer në gol nga Gross, duke vendosur barazpeshën, 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka deklaruar: “Jemi mësuar me këto situate, me simbole klubesh, apo me gishtërinj që kapen në pozicione jashtë loje. Luftuam pak në pjesën e parë. Më pas u vendosëm mirë, nuk kishim problem në pjesën e dytë. Në fund treguam mungesë energjie. Golat që shënuam, ishin të jashtëzakonshëm, por po kalojmë kohë të vështira. Le të na shërbejë si një leksion. Nuk e di se sa herë duhet ta them, TV kanë zgjedhur që të luhet në 13.30. Të luash të mërkurën në 21.00 dhe të shtunën në 13.30 është me të vërtetë e rrezikshme për lojtarët”.