E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Anfield. Liverpool është mundur në shtëpi nga Burnely dhe zyrtarisht mund të cilësohet si një skuadër që është përfshirë nga kriza. Reds ndështuan për të pestën herë radhazi për të “përqafuar” fitoren, periudhë gjatë së cilës kanë grumbulluar vetëm tri pikë.
Sfida e sotme u vendos nga një goli i shënuar nga pika e penalltisë nga Barnes në minutën e 83-të. Për të dhënë një ide të impaktit që ka dhënë kjo humbje, mjafton të kujtosh se Liverpool nuk humbiste prej 68 ndeshjesh në shtëpi, që nga 23 prilli 2017 kundër Crystal Palace 1-2.
Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp tashmë ndodhet e pozicionuar në vendine katërt në klasifikim. Tashmë Manchester City e Leicester janë +4(City ka një ndehsje më pak), ndërsa Manchester United është +6.