RTSH Sport Live

Liverpool, Klopp: Blerjet e Chelsea? Nuk e kuptoj se si është e mundur

  • 04/02/2023
  • |
  • Angli
Liverpool, Klopp: Blerjet e Chelsea? Nuk e kuptoj se si është e mundur
Trajneri i Reds komentoi për shpenzimet e çmendura të rivalëve: “Shuma të mëdha, urime për ta”

Jurgen Klopp komentoi me njëfarë habie për shumat astronomike që Chelsea shpenzoi në merkaton e janarit: "Nuk do të them asgjë pa avokatin tim - bëri shaka trajneri i Liverpool-it në konferencën për shtyp -. Nuk e kuptoj se si është e mundur, por nuk varet nga unë të shpjegoj se si funksionojnë gjërat. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, por sigurisht që janë numra të mëdhenj. Megjithatë, ata janë të gjithë lojtarë shumë të mirë, kështu që urime për ta”.

Blutë zhvilluan një nga fushatat më luksoze të transferimeve në histori, duke investuar rreth 327 milionë euro, më shumë se të gjitha skuadrat në Serie A, Bundesliga, La Liga dhe Ligue1 së bashku. 120 milionë për të rrëmbyer Enzo Fernandez nga Benfica e bënë atë futbollistin më të paguar në historinë e Premier League, por hitit argjentinas duhet t'i shtohen Mudryk, Badiashile, Madueke, Gusto (që do të mbërrijë në verë), Santos dhe Fofana, plus huazimi i Joao Felix.