Alisson Becker bëhet portieri i parë në historinë e Liverpool që shënon gol në një ndeshje të Premier League, madje në një ndeshje vendimtare të kampionatit anglez, rezultati i së cilës ishte tepër i rëndësishëm përsa i përket renditjes për Liverpool. Ai ka shënuar në minutat shtesë, golin e fitores në ndeshjen ndaj West Bromwich, kur rezultati ishte 1-1, duke marrë edhe përqafimet e shokëve të skuadrës dhe trajnerit Jurgen Klopp.
“Eshtë e mahnitshme ajo që ka bërë Alisson. Spektakolare. Shpresoj të kemi një tjetër moment të tillë këtë sezon” – tha Klopp për BBC. - Të fitosh në atë mënyrë është me të vërtetë e veçantë. Nuk mund të isha më i lumtur në atë moment. Është goli më i bukur që kam parë të jetë shënuar nga një portier. Nëse do ta kishte realizuar Giroud, të gjithë do thoshin është gol i nivelit botëror”.
Ndërsa në mikrofonin e Sky Sport, trajneri gjerman i të kuqve u shpreh: “Është një goditje e pabesueshme me kokë, kurrë nuk e kam parë diçka të tillë. Një teknikë shumë e mirë. Nuk isha i sigurt se çfarë po shihja në ato momente”.