RTSH Sport Live

Liverpool, Klopp para Midtjylland: Të rinjtë në fushë? Të shikojmë

  • 08/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Liverpool, Klopp para Midtjylland: Të rinjtë në fushë? Të shikojmë

Tashmë i sigurt për kualifikimin për në raundin e 16 të Champions League dhe vendin e parë në Grupin D, Liverpooli i Jurgen Klopp po përgatitet për ndeshjen e fundit jashtë të fazës së parë të garës, në Midtjylland: “Do shkojmë në Danimarkë të plotë - shpjegoi trajneri gjerman në konferencën për shtyp - dhe kjo është një gjë e mirë. Nesër hapësirë ​​për të rinjtë? Do ta shohim. Nuke besoj, por të shikojmë, ende nuk e kam vendosur. Ne duhet të përpiqemi të kemi një gjendje të mirë atletike, sepse është thelbësore të kemi një cilësi shumë të lartë të lojës. Fatkeqësisht kjo nuk varet nga unë por nga programi i garave. Në dhjetë ditët e ardhshme kemi katër ndeshje dhe duhet të marrim parasysh çdo aspekt që të mos kapemi të papërgatitur”.