RTSH Sport Live

Liverpool kthehet tek fitorja dhe sheh Europën

  • 15/03/2021
  • |
  • Angli
Liverpool kthehet tek fitorja dhe sheh Europën
Skuadra e Klopp arriti një fitore 1-0 në fushën e Wolves, vendosi goli i Jota

Në javën e 28-të të Premier League, Liverpool mundi Wolverhampton me rezultatin 1-0. Gjithçka u vendos nga Diogo Jota, në rikuperimin e pjesës së parë, për të nënshkruar golin e fitores për Reds, me një të majtë jo të kontrolluar mirë nga Rui Patricio. Ishte pikërisht ky portier, që në minutën e 86-të, bëhet protagonist i një dëmtimi të rëndë, në një përpasje me shokun e skuadrës, Conor Coady, duke sjellë një ndalesë prej 13 minutash.

Jurgen Klopp u paraqit në këtë sfidë me një ekip të pandryshuar nga fitorja 2-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Leipzig dhe lojtarët e tij u përgjigjën me një shfaqje solide nëse jo spektakolare.Kjo fitore i sheh ‘Reds’ të ngjiten në vendin e gjashtë në tabelë, pesë pikë larg Chelsea të katërt. Ujqërit mbeten të 13-të.