RTSH Sport Live

Liverpool rikthehet në lojë, synon zonën Champions

  • 03/04/2021
  • |
  • Angli
Liverpool rikthehet në lojë, synon zonën Champions
Emirates Stadium, Premier League - Arsenal 0 Liverpool 3 (Jota 64', 82', Salah 68')

Diogo Jota shënoi dy herë ndërsa Liverpool e ka ngushtuar në dy pikë largësinë me vendin e katërt falë fitores bindëse, 3-0 në fushën e Arsenal. Të besuarit e Jurgen Klopp dominuan për shumë minuta, por duhej të ishin të durueshëm para se të përfitonin plotësisht nga humbja tronditëse e Chelsea në shtëpi ndaj Ëest Brom.

Miqtë kontrolluan pjesën e parë, u përpoqën të krijonin raste të qarta, James Milner kishte mundësinë më të mire, ndërsa Arsenali nuk bëri aq sa duhet në kundërsulm për të provuar Alisson në skajin e kundërt.

Sidoqoftë, presioni i krijuar nga ana e Liverpool u shpërblye pasi ishte mbyllur një orë lojë kur zëvendësuesi Diogo Jota arriti të gjejë rrugën e rrjetës pas krosimit të Trent Alexander Arnold, tre minuta pas aktivizimit.

Liverpool më pas dyfishoi avantazhin e tij katër minuta më vonë kur Mohamed Salah vrapoi nga e djathta për të shënuar golin e tij të 26-të të sezonit. Jota shtoi një të tretë me një goditje tetë minuta nga fundi, duke e bërë më të dhimbshme humbjen e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.

Fitorja e sheh Liverpool-in të ngjitet në të pestin dhe i vendos ata përsëri në garë për vendet e Champions League, kur kanë mbetur dhe tetë ndeshje për të luajtur. Arsenali është shtatë pikë më pak dhe i vendosur në vendin e nëntë.