Ançeloti më përpara, Klop më pas. Dy trajnerët, pjesëmarrës në finale e madhe të Champions kanë publikuar formacionet që do të zbresin që nga minuta e parë në fushën e lojës. Asgjë e re në përzgjedhjet e dy trajnerëve, të cilët u kanë besuar lojtarëve që kanë më shumë minuta në këmbë, atyre që jemi mësuar të shikojmë pothuajse gjithmonë në fushën e lojës.
LIVERPUL: Alison, Aleksander-Arnold, Konate, Van Dajk, Robertson, Fabinjo, Henderson, Tiago Alkantara, Diaz, Salah, Mane.
Trajner: J. Klop
REAL MADRID: Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Mendi; Modriç, Kasemiro, Kros; Valverde, Benzema, Vinicius.
Trajner: K. Ançeloti