RTSH Sport Live

Liverpuli, asnjë problem për Salah dhe Van Dijk: do jenë me Realin

  • 16/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Liverpuli, asnjë problem për Salah dhe Van Dijk: do jenë me Realin
Pas fitores në FA Cup, Reds janë në gjueti për një poker të bujshëm titujsh

Tri janë finalet e arritura nga Liverpool këtë sezon. Ka fituar tashmë dy, të dyja me penallti dhe gjithmonë duke mundur Chelsean. Kupa e Ligës në fund të shkurtit dhe tani Kupa FA falë penalltisë vendimtare të grekut Kostas Tsimikas. Dhe tani duhet të presim me padurim edhe një titull të mundshëm të jashtëzakonshëm në poker, duke synuar të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 28 maj në Paris dhe, pse jo, duke u përpjekur të mposhtë Manchester Cityn në garën për fitimin e titullit në Premier League.

Objektivi i titullit kampion në Premier u bë më i besueshëm nga barazimi i City, 2-2 me Ëest Ham. Liverpool do të vizitojë Southampton të marten, në mundësinë për të kaluar në -1 në tabelë. Javën e fundit ‘Reds’ do të presin Ëolverhampton,  ndërsa City do të jetë përballë Aston Villa, me skuadrën e Guardiolës të favorizuar nëse përfundojnë me pikë të barabarta.

E gjitha për tu luajtur, finalja e Champions League kundër Realit. I vetmi shqetësim për Klopp ka të bëjë me kushtet e Van Dijk dhe Momo Salah që dolën të dëmtuar nga finalja me Chelsean. Trajneri Klop ka garantuar se për të dy këto nuk janë probleme serioze, por vetëm lodhje muskulore dhe për këtë arsye do të jenë rregullisht në dispozicion ndaj Realit për ta tërhequr Liverpoolin drejt suksesit të tretë sezonal dhe më prestigjioz në një finale.