RTSH Sport Live

Liverpuli barazon, por… ruan vendin e parë

  • 25/09/2021
  • |
  • Angli
Liverpuli barazon, por… ruan vendin e parë
‘Reds’ nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 3-3 në shtëpinë e Brendford

Çdo gjë ndodh në Brentford Community Stadium në ndeshjen që i jep Liverpoolit vendin e parë në renditje. Pavarësisht barazimit 3-3, Klopp shkon në +1 ndaj City, Chelsea, United dhe Everton, ndërsa klubi nga periferia e Londrës shkon në 9 pikë. Golat dhe spektakël, me të kuqtë të cilët në finale rrezikuan gjithashtu ta humbnin ndeshjen, por duhet të falenderojë VAR-in.

Sfida nis nën diktatin e vendasve, të cilët arrijnë të shënojnë në minutën e 27-të me anë të Pinnock. Jota kujdeset të vendosë barazpeshën katër minuta më vonë, ndërsa Salah kompleton përmbysjen në minutën e 54-ët. Duket e mbyllur por Liverpooli është i hutuar në mbrojtje dhe në minutën e 63-të Brentford rikthehet me Janelt: është 2-2.

Në uljet dhe ngritjet e emocioneve, Klopp karikonn ekipin e tij për një fitore që do të thoshte +3 mbi ndjekësit e tij, dhe më pas në 67 'Jones vë Reds përpara. Thjesht një iluzion, sepse vendasit nuk dorëzohen dhe në minutën e 82 -të vjen një barazim i papritur nga Wissa. Një arritje e vogël për Brentford, i cili në minutën e 88 -të pa gjithashtu një gol të Toney të anuluar që do të kishte sjellë një fitore të jashtëzakonshme. Por në fund është barazim, Klopp merr frymë lehtësimi dhe akoma i gëzohet përparësisë së vetmuar.