RTSH Sport Live

Liverpuli “trazohet” nga Mane

  • 27/05/2022
  • |
  • Angli
Liverpuli “trazohet” nga Mane
Sipas “Bild”, sfida e Parisit do të jetë e fundit për senegalezin me fanellën e kuqe

Gazeta gjermane “Bild” zbulon goditjen e madhe në merkato që planifikon të bëjë Bayern. Finalja e 28 majit kundër Realit të Madridit, do të jetë e fundit për Sadio Mane me fanellën e Liverpool, të paktën sipas asaj që raporton “Bild”, pasi sulmuesi senegalez ka arritur marrëveshjen me gjigandët gjermanë. Gazeta që pretendon se ka burime të besueshme pranë klubit kampion të Gjermanisë, shton se Mane ka refuzuar të zgjasë kontratën me klubin anglez dhe tashmë e ka marrë vendimin e tij për ta vazhduar karrierën me ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsmann.

“Daily Mail” shkruan se Liverpool mësoi për kontaktet mes lojtarit dhe klubit gjerman në fillim të këtij muaji dhe për Liverpool ishte një “bombë” e vërtetë. Në krahun tjetër, kjo nuk është një strategji e re nga Bayern, klub që preferon t’i mbyllë marrëveshjet që në qershor ose maj si në rastet e Mats Hummels, Mario Gotze dhe Robert Leëandoëskit.

Gjatë muajve të fundit është folur shumë jo vetëm për të ardhmen e Mane por për të gjithë paketën e sulmit të Liverpool edhe pse Salah e Firminho kanë dhënë sinjale se nuk dëshirojnë të largohen dhe i gjithë vullneti i tyre është që të vazhdojnë bashkëpunimin me Jurgen Klopp, i cili rinovoi vetë disa ditë më parë duke e shtyrë kontratën deri në vitin 2025.

Zërat e ditëve të fundit rreth Mane e turbullojnë jo pak ambjentin në “Marseyside” ku skuadra po punon për të përgatitur sfidën e fundit por edhe më të rëndësishme të sezonit, finalen e UEFA Champions League.