RTSH Sport Live

Ljuis Hamilton merr titullin “Sir”

  • 15/12/2021
  • |
  • Formula 1
Ljuis Hamilton merr titullin “Sir”
Medalja iu dorëzua nga princi i Uellsit

Lewis Hamilton ka marrë zyrtarisht të mërkurën, titullin “Sir” nga Princi i Uellsit, Williams, në Kështjellën Ëindsor. 36-vjeçarit iu dha titulli i kalorësit dhe iu vendos emri në listën e Nderimeve të Vitit të Ri 2021, pasi ka barazuar Michael Schumacher me 7 tituj kampionë bote në Formula 1. Piloti i Mercedes humbi titullin e tetë rekord këtë sezon në përfundim të garës së fundit që pati shumë paqartësi, atë në Abu Dhabi, ku Max Verstappen mori titullin për herë të parë.

Por Hamilton, nuk dorëzohet, ai do të kthehet në përpjekje për të thyer rekordin në vitin 2022 së bashku me shokun e ri të skuadrës George Russell. Megjithatë, Shigjetat e Argjendta fituan kampionatin për konstruktorë për herë të tetë radhazi, duke vendosur një rekord.

Hamilton u shfaq në Kështjellën Ëindsor së bashku me nënën e tij Carmen, e cila pa djalin e saj të bëhej piloti i katërt në historinë e Formula 1, që shpallet “Sir”, pas Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Brabham. Hamilton do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e dhënies së çmimeve të FIA-s në fund të sezonit në Paris të enjten së bashku me kampionin e sapokurorëzuar, Max Verstappen.