Të dielën në Podujevë, në orën 15:00, do të luhet kryendeshja e Superligës së Kosovës mes Llapit dhe Ballkanit. Portieri i talentuar, Vokli Laroshi, do kërkojë të rrisë minutazhin pa pësuar gol dhe ta çoj në 360 minuta në katër takime si titullar.
Cërrikasi i portës llapjane, ka premtuar të ruajë katërkëndorin e tij ndaj kampionëve të Ballkanit. Pritet interes shumë i madh nesër në stadiumin "Zahir Pajaziti", ku nuk do të mungojnë dhe tifozët nga Cërriku i Shqipërisë, për të mbështetur portierin me të ardhme, Vokli Laroshi.