RTSH Sport Live

Lojerat Olimpike 2020 – Jo karantinë për spektatorët e huaj

  • 12/11/2020
  • |
  • Tokio 2020
Lojerat Olimpike  2020 – Jo karantinë për spektatorët e huaj

Rregullat e karantinës mund të hiqen për spektatorët e huaj në Lojërat Olimpike Tokyo-2020, të shtyra për në 2021 për shkak të koronavirusit, deklaruan organizatorët, ndërsa optimizmi rritet për ngjarjen që do të mbahet me publik.

“Udhëtimi për atletët dhe zyrtarët do të kufizohet rreptësisht për dy javë pasi të hyjnë në Japoni, por kjo do të jetë e vështirë për t’u zbatuar nga spektatorët”, theksoi Toshiro Muto, menaxheri i përgjithshëm i komitetit organizues Tokyo-2020.

“Numri i spektatorëve të huaj që është shumë i lartë, një karantinë dhe ndalimi i përdorimit të transportit publik janë joreale”, shtoi ai pas një takimi të komitetit organizues.

“Në vend të kësaj, paratestimi, mbikëqyrja shëndetësore, një depistim i shpejtë në kufi, kontrolle pas hyrjes dhe masa të shëejta nëse shfaqen simptoma bëjnë pjesë në paketën antiCOVID-19 parashikuar në Tokio”, ai shtoi.

Lojërat Olimpike të Tokios do të hapen më 23 korrik 2021 pas një shtyrjeje historike prej një viti, të vendosur në mars të këtij viti pas pandemisë së re të koronavirusit.

“Vendimet mbi numrin e spektatorëve në Olimpiadën e vitit të ardhshëm ose mbi rregullat për publikun do të merren pranverën e ardhshme”, theksoi Muto.