RTSH Sport Live

Lojërat Olimpike, ja sa vlejnë medaljet

  • 24/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Lojërat Olimpike, ja sa vlejnë medaljet
Në Tokyo 2020, ari do të vlejë 180 mijë euro, argjendi 90 mijë dhe bronzi 60 mijë

Sa vlejnë medaljet olimpike? Është një pyetje që bëhet shpesh, e kësaj radhe lajmi I mirë është se janë rritur çmimet për atletët që hipin në podiumin e lakmuar. Në Tokyo 2020, ari do të vlejë 180 mijë euro, argjendi 90 mijë dhe bronzi 60 mijë. Në përgjithësi kjo është një rritje prej 20% krahasuar me Rio 2016.

Giovanni Malagò, presidenti i Coni, shpjegoi vendimin si vijon: "Është një mënyrë për t'u dhënë kredi atletëve që e gjetën veten pa të ardhura për shkak të pamundësisë për të garuar". Të gjitha medaljet, pra, përfituan nga një rritje në vlerë, por, nëse ari tradicionalisht retushohet çdo katër vjet, dy të tjerët kishin mbetur të pandryshuar në tre edicionet e fundit.

Për më tepër, është një rritje që nuk përfshin domosdoshmërisht një shpenzim më të madh nga Coni: që në fakt varet nga plaçka e ekspeditës blu, e cila të gjithë shpresojnë se do të jetë sa më e pasur.