RTSH Sport Live

Lojërat Olimpike, mes dëshirës dhe frikës

  • 04/06/2021
  • |
  • Tokio 2020
Lojërat Olimpike, mes dëshirës dhe frikës
Lojërat Olimpike Tokio 2020, ceremonia hapëse e të cilave do të bëhet në 23 Korrik, janë ende në dyshim, pasi kanë një mbështetje të ulët publike

50 ditë para ceremonisë së hapjes, presidenti i Tokyo 2020 Seiko Hashimoto tha se Olimpiada do të anulohet vetëm në rrethana ekstreme. Ajo do të vazhdojë nëse pandemia nuk do të ndalojë që shumica e ekipeve të udhëtojnë drejt Tokios – tha ajo. Lojërat Olimpike Tokio 2020, ceremonia hapëse e të cilave do të bëhet në 23 Korrik, janë ende në dyshim, pasi kanë një mbështetje të ulët publike, ndërsa Japonia lufton me një valë të katërt të virusit me pjesën më të madhe të vendit, përfshirë Tokion, nën një gjendje të jashtëzakonshme.

Por një tjetër problem ka dalë për organizatorët e olimpiadës. Rreth 10,000 nga 80,000 vullnetarë të mbarëvajtjes së lojërave, janë larguar nga detyra për shkak të frikës nga  koronavirusi. Ata nuk do të vaksinohen pasi nuk do të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me ekipet olimpike. Ndërkohë që IOC pret që të paktën 80 përqind e atletëve dhe banorëve të Fshatit Olimpik të vaksinohen plotësisht. Vullnetarët janë një forcë kryesore pune në drejtimin e Lojërave Olimpike dhe u kursejnë organizatorëve miliona dollarë në paga.

Tokio zyrtarisht po shpenzon 15.4 miliardë dollarë për të organizuar Lojërat Olimpike. Të gjitha, përveç 6.7 miliardë dollarëve, janë para publike. Kontributi i IOC është rreth 1.5 miliard dollarë. E ndërsa koronavirusi vazhdon të qëndrojë si hije mbi organizatorët e olimpiadës, ata kanë zbuluar disa nga detajet e ceremonive të medaljeve. E mbërritja e ekipit Australian në tokio, është një hap i madh përpara.