RTSH Sport Live

Lokateli dhe Imobile shembin Zvicrën, Italia në raundin e dytë

  • 16/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Lokateli dhe Imobile shembin Zvicrën, Italia në raundin e dytë
Itali-Zvicër 3-0: njjë gol për çdo pjesë loje për mesfushorin e Sasuolos, me gol edhe qendërsulmuesi i Lacios

Italia është skuadra e parë që kualifikohet në raundin tjetër të Euro 2020. Në Olimpico në Romë, ekipi i Mancinit mundi Zvicrën 3-0, duke mbetur me pikë të plota në grupin A. Njeriu i mbrëmjes ishte Manuel Locatelli, i cili shënoi një dopietë, duke mbyllur fillimisht një veprim me shpejtësi të filluar në mesfushë në 26', pastaj në 52' me një të majtë të saktë. Goli i tretë mban firmën e Immobile në 89 '.

Keni nevojë për siguri, konfirmime, të dhëna të tjera për prova të mëtejshme? Nuk ka problem, ekipi kombëtar i Mancini u përgjigj në fushë si gjithmonë me fitoren e dhjetë radhazi pa pësuar gola dhe mbi të gjitha me një 3-0 të dytë radhazi në këtë Euro 2020, që do të thotë raundi i 16-të i arritur me një ndeshje të rezervuar.

Një mision i parë i realizuar duke shfrytëzuar armët që për dy vjet e kanë bërë Italinë të rilindë, me një lojë dëfryese, të guximshme, presion i lartë për të rikuperuar topin dhe teknikë e shkëlqyer me një lojë me dy takime, që ka fundosur dhe një skuadër si Zvicra. Kopertina e mbrëmjes është e gjitha për Manuel Locatelli, autor i një ndeshje të shkëlqyer dhe të një dopiete.

Zvicra e Petkovic në minutat e para në të vërtetë u përpoq të befasonte italianët, duke sulmuar topin lart dhe duke treguar një agresion të konsiderueshëm, sesa thjesht të mbulonte hapësirat. Një shpërthim të cilin Mancini iu përgjigj duke urdhëruar ekipin e tij të priste presionin e avancuar, sat ë kalonte stuhia. Dhe kështu ishte. Nuk ka as një hije rreziku nga ana e Donnarum, me portierin që tani arrin në 965 minuta pa pësuar gol (715 për Gigio)

Veprimi vendimtar u krijua nga Locatelli, njeriu i ndeshjes, që në minutën e 26-të zhbllokoi rezultatin. Pas disa mundësive të humbura, mesfushori realizon dopietën, ndërsa në fund është Immobile, që plotëson fitoren, një shpërblim për një performancë sakrifikuese, me disa  gabime në gjuajtje, por thelbësor në hapje, për veten dhe shokët e tij.