RTSH Sport Live

Lokomotiva “feston” suksesin e Mitajt, mbrojtësi kushton 10 mln euro në merkato

  • 22/06/2024
  • |
  • Kombëtarja
Lokomotiva “feston” suksesin e Mitajt, mbrojtësi kushton 10 mln euro në merkato

Sipas medieve italiane Mario Mitaj nuk do të jetë për një kohë të gjatë një lojtar i Lokomotivës së Msokës. Mësohet se mëngjërashi është në krye të listës së blerjeve të Lacios, por gjithashtu për lojtarin kanë shfaqur interes të fortë edhe skuadra e Bolonjës dhe ajo e Juventusit.

Kartoni i Mitajt vlente katër milionë euro dhe paraqitja e tij e mirë në Euro 2024 e bën lojtarin mjaft të kërkuar në merkato madje sot mediet italiane tregojnë se skuadrat janë gati të ofrojnë deri në në 10 mln euro.