RTSH Sport Live

Lorela Cubaj zgjidhet në draftin e WNBA

  • 12/04/2022
  • |
  • Basketboll
Lorela Cubaj zgjidhet në draftin e WNBA
Basketbollistja italo-shqiptare do të vesh fanellën e Neë York Liberty

Lorela Cubaj basketbollistja e lindur në Perugia të Italisë me prindër shqiptarë është zgjedhur në draftin e WNBA, një eveniment i organizuar në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale. Drafti ashtu si edhe në NBA ka të njëjtat rregulla edhe në kampionatin profesionist amerikan të femrave në basketboll WNBA ku lojtaret më të talentuara nëpër botë zgjidhen nga skuadrat e ligës në bazë të një sistemi të caktuar. Skuadra me renditjen më të dobët në sezonin e fundit ka të drejtë të zgjedhë e para e me radhë.

Lorela është zgjedhur e 18-ta nga klubi i Seattle Storm por më pas Neë York Liberty ka bërë një marrëveshje ku në bazë të shkëmbimit të lojtareve ka marrë lojtaren shqiptaro-italiane dhe Seattle përfiton një zgjedhje drafti në 2023 prej njujorkezëve. Cubaj u aktivizua 4 vitet e fundit me universitetin e Georgia Tech në Atlanta të shtetit të Georgias dhe në dy vitet e fundit është zgjedhur mbrojtësja më e mirë e vitit.

Ndërkohë Cubaj luan rregullisht me kombëtaren italiane që në moshën 16 vjeçare dhe me kombëtaren e madhe ka marrë pjesë në 2 kampionate europiane dhe 1 kampionat botëror. Përpara draftit, Cubaj kishte deklaruar: “Nuk kam një skuadër specifike ku dua të shkoj, jam thjesht mirënjohëse për mundësine që mu dha.

Çdo skuadër në të cilën do shkoj, do jap maksimumin dhe versionin më të mirë timin. WNBA nis më 6 maj dhe sezoni i rregullt përfundon në 14 gusht, ndërsa me pas vijon play off dhe finalet që arrijnë deri në fillim të tetorit.