RTSH Sport Live

Lorenzo: Marquez ka humbur besimin

  • 04/05/2021
  • |
  • Moto GP
Lorenzo: Marquez ka humbur besimin
Ish-piloti i Hondës flet për rikthimin e kampionit pas dëmtimit

Rikthimi i tij pas dëmtimit që e la jashtë garave për plotë 9 muaj mund të konsiderohet i suksesshëm, edhe pse ndoshta shumëkush ëndërronte diçka më tepër, duke ja njohur aftësitë. Pas dy etapave të zhvilluara në Portugali dhe Spanje, Mark Marquez u rendit në vendet  7 dhe 9 dhe mban vendin e 15-të në klasifikimin e përgjithshëm me 16 pikë.

Në lidhje me performancën e spanjollit dhe atë çka mund të ofrojë prezenca e tij për këtë botëror, ka folur ish-kolegu i tij dhe ish-kampioni i Botës, Jorge Lorenzo, i cili e vendos theksin tek rrëzimet e frikshme në Jerez. Gjatë çmimit të madh të Spanjës, 29 vjeçari rrezikoi vërtet shumë dhe madje në dy raste.  “Fundjava në Spanjë për Marquez nisi në mënyrë pozitive por rrëzimet bënë që të humbiste besimin. Ai u përplas keq dhe për fat të mirë nuk pati pasoja, situata të tilla të shkaktojnë dhimbje dhe të detyrojnë të mos japësh maksimumin, aq më tepër që Mark i ka ende të freskëta kujtimet e operacioneve në krah”, tha fillimisht Lorenzo.

Ish-piloti i Dukatit dhe Hondës më tej analizon. “Fundjava që lam pas u evidentua kryesisht për aksidentet, behet fjal për nje cirkuit pak miqësor ndaj shpejtësisë dhe kontrolli jo i mirë i gomës së përparme jep pak hapësirë për gabime.

Në përgjithësi të gjithë skuderitë morën atë çka merituan, prashikoj një kampionat të vështirë për Hondën, këtë sezon, kanë një motorr që nuk të jep besim dhe diçka të tillë po e ndjejnë pilotët”,  ishin fjalët e Lorenzo-s. Emocionet e MotoGP ritkehehn fundjavën e 15 majit me çmimin e madh të Francës.