RTSH Sport Live

Luis Diaz, “indigjeni fluturues”

  • 27/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Luis Diaz, “indigjeni fluturues”
Kolumbiani që inspiron të bëhet kampion i Europës

Të gjithë në Barrancas e mbajnë mend "Luisferin" e turpshëm që luante  pa u lodhur në fushat e thata të Karaibeve, të La Guajira (në veri), në kufi me Venezuelën dhe ku 48% e banorëve të saj janë popullsi indigjene, Ëayuu. Që në moshë shumë të vogël, djali i Luis Manuelit, trajner i të vetmes shkollë futbolli në qytetin me rreth 38 mijë banorë, tregoi shpejtësinë, qëndrueshmërinë dhe aftësinë e tij për t'iu shmangur lojtarëve rivalë. Vetëm katër muaj më parë, futbollisti që shkëlqeu te Porto, nënshkroi për Liverpool-in, dhe i krijoi vetes një hapësirë në formacionin fillestar, ngriti Kupën e Ligës dhe Kupën e Anglisë e tani pret të fitojë Ligën e Kampioneve nëse mposht Realin e Madridit të shtunën.

Yelkis Díaz, xhaxhai i tij, e lidh suksesin e sulmuesit me "traditën e tij indigjene". "Lucho" ka trashëgiminë e Wayuu, një komunitet historikisht i varfër, ku transporti i vetëm është ecja dhe vrapimi" - thotë ai për AFP. Për herë të parë, një vendas është në elitën e futbollit evropian. Herë nga nevoja dhe herë për një kënaqësi të thjeshtë, Luço e nisi karrierën me fanellën e Cluballer, skuadra e babait të tij, një ish-futbollist amator. Të luajturit në kushte "pothuajse të pamundura" farkëtuan talentin e tij. Korrikun e kaluar, i gjithë qyteti u çmend për të parë golashënuesin e Copa América 2021.

“Loja ime është një shembull "i rrënjëve të mia, ku jam rritur", - tha Diaz pasi u zgjodh lojtari më i mirë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në vendin e tij të lindjes është një shkollë futbolli e cila ka rreth 70 të rinj, të cilët do të udhëtojnë drejt Evropës falë dyerve të hapura nga idhulli i tyre. "Ta shohësh Diazin në televizion dhe të mendosh se mund të jem atje është shumë motivuese" - thotë Denilson Pushaina, qendërmbrojtësi 23-vjeçar i ardhur nga Uribia, një qytet tjetër indigjen, që kërkon të vazhdojë në hapat e Luis Diaz.