RTSH Sport Live

Luiza Gega, kampione Ballkani

  • 18/06/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Luiza Gega, kampione Ballkani
9’17”89 në 3000 metra me pengesa, rezultati i dytë më i mirë i sezonit

Luiza Gega vijon të jetë krenaria e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Pas Mançensterit dhe Hengelos, tanimë ka shkëlqyer dhe në Kampionatin Ballkanik të Krajovës, atje ku ishte e para në 3000 metra me pengesa. Në një distancë të madhe me kundërshtare, Gega e ka prerë e para finishin në kohën 9’17”89 e dyta më e mirë e sezonit. 9’15”48 në Hengelo, 9’17”89 në Krajovë dhe 9’20”79 në Mançester.

E ndërkohë të dielën do të jetë për një tjetër medalje, këtë herë në 5000 metra. Pjesa tjetër e delegacionit, duke llogaritur dhe Franko Burrajn, që në 400 metra ka realizuar kohën 46”90, kanë qenë brenda mundësive të tyre. Kështu Ballkaniku i të rriturve për atletikën shqiptare përmblidhet vetëm në një emër, Luiza Gega.