RTSH Sport Live

Lukaku ka zbarkuar në Milano: Jam shumë i lumtur

  • 29/06/2022
  • |
  • Itali
Lukaku ka zbarkuar në Milano: Jam shumë i lumtur
Belgu u ul në Milano në agim me një fluturim privat nga Olbia

U largua mëngjesin e sotëm rreth orës 05.30 nga Olbia me një charter dhe u ul pas orës 06.30 në terminalin privat të fluturimeve Linate. Romelu Lukaku ka nisur aventurën e tij të dytë me Interin. Belgu ka mbërritur në Milano. Buzëqeshi dhe madje bëri disa foto me shallin e Interit përballë fotografëve të pranishëm dhe gazetarëve që e prisnin. U akomodua në një Maserati të bardhë që e priste dhe shkoi menjëherë në hotel për një ndalesë të shkurtër para se t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Humatis në Rozzano, më pas në Coni.

Pasdite ai do të jetë në detyrë për nënshkrimin e kontratës. Me siguri do të jetë një ditë “Inter i çmendur” për euforinë që mbretëron rreth njerëzve, me dhjetëra tifozë që e kanë pritur më kot mbrëmjen e djeshme, deri në orën 02:00 në Linate, me fanellën me numrin 9 të bombarduesit, por që ka mbërritur vetëm rreth orës 06:30.

Fjalët e para të Lukakut ishin: "Jam shumë i lumtur që jam këtu". Do të ketë kohë për të folur për pjesën tjetër dhe për të shpjeguar zgjedhjen e tij. Ai u largua i lumtur dhe me një buzëqeshje në fytyrë. Fitoi betejën e tij dhe është kthyer në radhët e Interit. Dhe s'ka rëndësi nëse humbi 3.5 milionë euro, pjesën e pagës së Chelseat që duhej të hiqte (nga 12 milionë plus 3 bonuse shkoi në 8.5 plus 3 bonuse): që sot në mëngjes Big Rom buzëqesh si në ditët e arta.