RTSH Sport Live

Lukaku përplaset me tifozët: Kampionë të Italisë jemi ne

  • 18/07/2021
  • |
  • Itali
Lukaku përplaset me tifozët: Kampionë të Italisë jemi ne
Sulmuesi i Interit iu përgjigj një tifozi që e provokoi atë në Instagram: "Më në fund dolët nga xhepi i Chiellini ..."

Pas eliminimit të Belgjikës nga Euro 2020, Romelu Lukaku është me pushime, por ai ka në mendje vetëm Interin dhe po stërvitet vazhdimisht për të qenë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri. “Big Rom” postoi disa fotografi të trajnimit të sotëm në profilin e tij në Instagram dhe një tifoz në koment e provokoi atë: "Më në fund dolët nga xhepi i Chiellini ...".

Sulmuesi zikaltër pranoi sfidën dhe menjëherë ndezi shpirtrat e derbit të Italisë: "Italia fitoi dhe unë jam vërtet i lumtur për për ju. Por ne jemi kampionët e Italisë, mos e harroni”.