Vazhdon momenti i keq i Chelseat, që humbet pikë në fushën e Brighton dhe duke mos fituar në Premier League që prej 26 dhjetorit. Në këtë sfidë të radhës, Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh me anë të Ziyech, i cili shënoi nga distanca, por morën përgjigjen nga një goditje nga kapiteni Ëebster, i cili vendos 1-1 përfundimtar. Një tjetër zhgënjim për Lukakun, pak i përfshirë me ekipin e tij dhe i zëvendësuar në minutën e 79-të: kampionët në fuqi të Evropës mbeten në vendin e tretë në renditje.
Pas nokautit me Cityn, Chelsea është rikthyer në fushë për ditën e 24-të të Premier League dhe e bën këtë kundër Brighton, një kundërshtar i vështirë që përsërit 1-1 e Stamford Bridge edhe në Amex Stadium. Janë vendasit që e nisin më mirë me një diagonale të Moder-it pas dy minutash që përfundon paksa anash. Skuadra e Potterit, e nënta në renditje dhe një nga surprizat më të mëdha të kampionatit, merr menjëherë kontrollin e lojës dhe vë në vështirësi londinezët. Por është Ziyech që jep goditjen, që nderon Blutë e Londrës nga 25 metra.
Avantazhi i Chelseat nuk e ndryshon rrjedhën e lojës dhe skuadra vendase vazhdon të jetë kërkuese. Lukaku prek shumë pak topa dhe sërish duket i çorientuar, i shkëputur nga loja. Në pjesën e dytë, argjentinasi MacAllister provon në minutën e 59-të, por Kepa arrin me majat e gishtave të devijojë. Megjithatë, në këndoren vijuese, spanjolli nuk mund të bëjë asgjë ndaj kapitenit Ëebster, i cili firmos barazimin.
Reagimi i Chelseat është i gjithi në një goditje të madhe nga Alonso nga një distancë që fluturoi mbi traversë dhe në një gjuajtje me këmbën e majtë nga Lukaku në shtyllën e afërt të kontrolluar nga portieri kundërshtar. Shumë pak: Brighton merr të katërtin barazim në pesë ndeshjet e fundit kundër Chelsea-t dhe i bën një favor Liverpool-it, gjithnjë e më shumë i dyti, +1 ndaj Bluve dhe me dy ndeshje më pak.