Lushnja, prej disa ditësh, është zhvendosur në Ohër për të zhvilluar fazën përgatitore. Në prag të nisjes atje, skuadra ka marrë edhe mbështetjen e kryebashkiakes Eriselda Sefa.
“Shumica e ekipit këtë vit është heterogjen. Që do të thotë se dëshira do të jetë më e madhe për të arritur rezultatet e pritura. Kështu që jo vetëm unë, por dhe qytetarët e Lushnjës presin shumë nga ju. Ju uroj vetëm suksese dhe një fazë përgatitore sa më të suksesshme, sepse si Bashkia, ashtu dhe qytetarët e Lushnjës presin një stërvitje të mirë nga ju shoqëruar me rezultatet e duhura”, ka nënvizuar qytetarja e parë e Lushnjës.
Në emër të ekipit ka folur Mikel Canka, që ka uruar që kjo stërvitje të mos ketë dëmtime për ekipin. “Shpresojmë që të kemi një fazë përgatitore sa më të mirë dhe pa dëmtime. Është një fazë themelore në përgatitjen e skuadrës. I uroj gjithë skuadrës suksese.
Lushnja ia ka besuar stolin ish-futbollistit të Kombëtares, Klodian Duro, për sezonin e ri të Kategorisë së Parë.