RTSH Sport Live

Magani dhe skepticizmi për Egnatian: Kemi dominuar nga fillimi në fund

  • 03/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Magani dhe skepticizmi për Egnatian: Kemi dominuar nga fillimi në fund
Trajneri i Egnatias, Gugash Magani, në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Egnatia ka arritur të sigurojë matematikisht kalimin në Superiore për sezonin e ardhshëm. Trajneri i kësaj skuadre, Gugash Magani, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ka bërë një parashikim: “Kjo skuadër aktuale(Egnatia) në Kategorinë Superiore mund të rendite në tre katër vendet e fundit. Ndryshimi mes Kategorisë së Parë dhe Superiores? Ka të bëjë me organizimin. Në Superiore të gjitha skuadrat janë të organizuara, ndërsa në të parën nuk ëhstë kështu. Përsa i përket luftës sportive, ajo është e njëjtë”.

“Merkato tek Apolonia? Ka tre apo katër lojtarë të mirë, që mund të luajnë tek çdo skuadër në Superiore, por janë problem kontratat që ata kanë”.

“Një skuadër si Egnatia, që nuk ka shumë histori në futbollin shqiptar, është parë me skepticizëm. Gjithsesi, ne nga fillimi deri në fund nuk e kemi lëshuar vendin e parë, jemi treguar dominant. Mbështetja e presidentit në këtë rrugëtim ishte thelbësore. Do të luajmë këto dy ndehsje që kemi, do luajmë edhe finale dhe më pas do ulemi të diskutojmë për vazhdimësinë. Ne vijmë në Superiore për të qëndruar, jo vetëm për të parë dhe për ti rikthyer përsëri aty ku ishim”.

“Lojtarët e Kategorisë së Parë ndryshojnë nga ata të Superiores nga mentaliteti, jo nga cilësia. Kënaqen me pak”.

“Tifozët e Egnatias? Janë të qetë dhe të zjarrtë. Të qetë, sepse të lejojnë të punosh. Të zjarrtë, me mbështetjen e tyre në stadium”.