RTSH Sport Live

Magnussen surprizon në Brazil, Verstappen e ndjek

  • 11/11/2022
  • |
  • Formula 1
Magnussen surprizon në Brazil, Verstappen e ndjek
Në kualifikueset e së premtes, shiu ndihmoi Haas-in, me danezin gati për të marrë drejtimin në Sprint

Kevin Magnussen merr “pole position” në Çmimin e Madh të Brazilit, i vlefshëm për raundin e parafundit të Kampionatit Botëror të Formula 1. Piloti danez, në cirkuitin e Interlagos, nënshkruan kohën më të mirë përpara se të arrinte shiu dhe do të niset para të gjithëve në garën Sprint të shtunën. Shumë keq për Ferrarin, mes fatit të keq dhe zgjedhjeve të kontestuara nga vetë pilotët: Carlos Sainz do të startojë nga vendi i pestë, ndërsa Charles Leclerc, gjithashtu falë zgjedhjes së gomave të ndërmjetme përpara se të vinte shiu, do të nisë nga pozicioni i dhjetë.

Red Bull i Max Verstappen do të jetë në rreshtin e parë me Magnussen, ndërsa Mercedes i George Russell dhe McLaren i Lando Norris do të fillojnë menjëherë më pas, në rreshtin e dytë. Alpine e Esteban Ocon do të startojë në rreshtin e tretë me Sainz, përpara shokut të skuadrës Fernando Alonso dhe Mercedesit tjetër të Lewis Hamilton.

Gara “Sprint” vjen drejtpërdrejt të shtunën, duke nisur nga ora 20:25, po në RTSH Sport, ndërsa gara e madhe të dielën, në RTSH 1 dhe RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:50.

NISJA

Rreshti i parë
1. Kevin Magnussen (Haas)
2. Max Verstappen (Red Bull)

Rreshti i dytë
3. George Russell (Mercedes)
4. Lando Norris (McLaren)

Rreshti i tretë
5. Carlos Sainz (Ferrari)
6. Esteban Ocon (Alpine)

Rreshti i katërt
7. Fernando Alonso (Alpine)
8. Lewis Hamilton (Mercedes)

Rreshti i pestë
9. Sergio Perez (Red Bull)
10. Charles Leclerc (Ferrari)

Rreshti i gjashtë
11. Alexander Albon (Williams)
12. Pierre Gasly (AlphaTauri)

Rreshti i shtatë
13. Sebastian Vettel (Aston Martin)
14. Daniel Ricciardo (McLaren)

Rreshti i tetë
15. Lance Stroll (Aston Martin)
16. Nicholas Latifi (Williams)

Rreshti i nëntë
17. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
18. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

Rreshti i dhjetë
19. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
20. Mick Schumacher (Haas)