RTSH Sport Live

Maignan pret, Griezmann gabon: Holanda dhe Franca ndahen në “paqe”

  • 21/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Maignan pret, Griezmann gabon: Holanda dhe Franca ndahen në “paqe”
Në stadiumin e Leipzigut, një ndeshje e ekuilibruar. Në pjesën e dytë një gol i anuluar i Simons. Mbappé, në stol gjatë gjithë ndeshjes

Në ditën e dytë të Grupit D të Euro 2024, Holanda dhe Franca barazuan 0-0 dhe shkojnë krah për krah në renditje me katër pikë dhe në syrin drejt 16-shes. Në stadiumin e Leipzigut u zhvillua një ndeshje e ngushtë dhe e ekuilibruar me shumë raste, por zero gola.

Me Mbappé në pankinë, në pjesën e parë Maignan ndali tentativat  Frimpong-Gakpo dhe Griezmann gaboi në atë që di të bëjë më mirë. Në pjesën e dytë, sulmuesi francez bëri një tjetër gabim përballë Verbruggen dhe arbitri Taylor anuloi një gol të Simons për shkak të një pozicioni të parregullt të Dumfries.