RTSH Sport Live

Majemi kualifikohet në finale

  • 13/05/2022
  • |
  • Basketboll
Majemi kualifikohet në finale
Dallas barazon serinë 3-3, të dielën ndeshja e 7 dhe e fundit mes tyre

Jimmy Butler e nxorri Joel Embiid jashtë play-off, pikërisht ish-shokun e tij të skuadrës. Në fund ai e përqafoi dhe i tha se e donte shumë dhe se ishte krenar për të. Butler dhe Majemi i tij u kualifikuan në finalet e konferencës së lindjes për herë të dytë në tre vitet e fundit. Butler shënoi 32 pikë dhe Majemi fitoi 99-90 duke e mbyllur serinë 4-2 përballë Filadelfias. “Jam aty ku duhet të jem – u shpreh Butler në fund”. Majemi tani pret fituesin e çiftit Miluoki-Boston për tu ndeshur në finalet e lindjes.

Dallas mundi Finiks 113-86 me Luka Doncic që shënoi 33 pikë. 23- vjeçari fitoi ndeshjen e parë në karrierë kur i rrezikohej eleminimi. Deri tani Dallas i kishte fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi këtë sezon në play-off, por diferenca kësaj here ishte shumë më e madhe se në çdo fitore tjetër. Tashmë seria barazohet 3-3 dhe gjithçka do të vendoset të dielën mes dy skuadrave se kush do të shkojë në finale të perëndimit.