RTSH Sport Live

Majemi mund Bostonin në finale e parë

  • 18/05/2022
  • |
  • Basketboll
Majemi mund Bostonin në finale e parë
Me një period të tretë fantastike, Heat fitoi 118-107 kundër Celtics: Super Butler me 41 pikë, është 1-0 në finalen e Konferencës së Lindjes

Finalja e Konferencës në Lindjen e NBA-së hapet me suksesin 118-107 të Miamit, për të cilin mjafton një periodë e tretë e bujshëm për të marrë më të mirën ndaj Bostonit, i cili nis fuqishëm, por vuan mbrëmjen e madhe të Jimmy Butler. Lideri i Heat luan një pjesë të parë të shkëlqyer, ku bie në sy gjithashtu dhe Jayson Tatum. Formacioni i Spoelstra e nis në pjesën e dytë nën 8 pikë (62-54), por pikërisht në rikthimin në parketin e FTX Arena zgjidhet ndeshja: 22-2, e cila u mundëson të zotëve të shtëpisë të shikojnë +12 (76-64).

Perioda e tretë do të përfundojë me rezultatin 93-76: një diferencë prej 25 pikësh (39-14). Përpjekja e Celtics për t'u rikthyer është e kotë, duke paguar mungesat e Smart për shkak të dëmtimit dhe Horford, ndër më të mirët në këto playoff, për pozitivitetin ndaj Coronavirus. Përfundon 118-107,  1-0 në favor të Miamit.

Heat mund të gëzojë një super Jimmy Butler me 41 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime, me 12/19 gjuajtje dhe një 17/18 sensacionale në gjuajtjet e lira. Performancë e pabesueshme, e cila I bën të pavlefshme 53 pikët e përgjithshme të Tatum (29 me 10/21 nga fusha) dhe Brown, i cili arriti 24 pikë.

Spoelstra mund të buzëqeshë dhe të shikojë ndeshjen 2 me shumë besim: përsëri në Florida, në FTX Arena, ai do të ketë mundësinë të ngjitet në 2-0.  Celtics, nga ana tjetër, shpresojnë të barazojnë serinë  dhe të kthehen në TD Garden me një rezultat inkurajues 1-1.