RTSH Sport Live

Majkëll Ngo rikthehet tek Tirana

  • 27/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Majkëll Ngo rikthehet tek Tirana
Sulmuesi anglez, pas aventurës në sezonin 2019-2020, rikthehet përsëri në radhët e bardhebluve

Nuk ka më dilemma, Majkëll Ngo është përsëri pjesë e skuadrës së Tiranës. Flitej prej shumë ditësh për një rikthim të tij, por vetëm gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar gjithçka. Është vetë klubi bardheblu që ka njoftuar nëpërmjet facebook zyrtarizimin e marrëveshjes dhe se sulmuesi anglez do ti bashkohet skuadrës në Pogradec për zhvillimin e fazës përgatitore.

Njoftimi i klubit:

Rikthehet Michael Ngoo!

Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.

Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!