RTSH Sport Live

Majkëll Xhordan dhe refuzimi i Madonës: faji i Skoti Pipen

  • 23/09/2021
  • |
  • Gosip
Majkëll Xhordan dhe refuzimi i Madonës: faji i Skoti Pipen
Rrëfili i veçantë i Johnny Bach, ish-ndihmës trajner i Chicago Bulls në vitet '90

Johnny Bach, ish -ndihmës trajneri i Bulls në vitet '90, kohët e fundit foli për atë ekip fantastik nga Çikago (një nga më të mirët në histori) duke zbuluar gjithashtu anekdota të veçanta që lidhen me Scottie Pippen, Madonna dhe Michael Jordan. Këngëtarja e njohur, në fakt, kishte një lidhje të shkurtër me Pippen dhe kjo lidhje i kishte shkaktuar xhelozi të madhe Jordanit.

Siç thotë Bach: "Michael u përpoq të joshë yllin e popit, por ajo e refuzoi atë për të qenë me mikun e tij. Pippen kishte mijëra vajza që e prisnin kudo që shkonim. Madonna, çdo herë që shkonim në Los Angeles, madje shkonte ta merrte atë në një limuzinë. Michael i tha asaj se mund ta kënaqte më mirë se Pippen por Madonna u përgjigj: "Nuk ka asnjë shans".