RTSH Sport Live

Majorka e Muriqit shpëton, Granada e Uzunit bie

  • 22/05/2022
  • |
  • Spanjë
Majorka e Muriqit shpëton, Granada e Uzunit bie
Mbijetesë për Majorkën pas fitores 2-0 me Osasunën, Granada(0-0 me Espanjolin) e mbyll në vendin e tretë nga fundi

Turi i fundit i La Ligës dhe është koha për vendime. Në fund të xhiros së 38-të ishte Granada ajo që përshëndeti ligën më të lartë spanjolle me një fund makth dhe parakalimin në renditje nga Mallorca dhe Cadiz që i shpëtojnë rrezikut. Formacioni i Karanka, në të cilin bën pjesë dhe sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, bie së bashku me Alaves dhe Levante, pas barazimit në shtëpi ndaj Espanyol: 0-0 dhe një penallti të humbur në pjesën e dytë nga Molina.

Mbeten në Ligë, Maiorca e Muriqit (2-0 me Osasuna) dhe Cadiz që mundi Alaves 1-0, që tashmë ka zbritur në kategorinë e dytë. Nga ana tjetër, Elche e mbylli kampionatin duke mposhtur 3-1 Getafen.