RTSH Sport Live

Majorka, Vedat Muriqi lojtar i shtrenjtë

  • 04/06/2022
  • |
  • Kosova
Majorka, Vedat Muriqi lojtar i shtrenjtë
Drejtori sportiv, Pablo Ortels, 10 milion euro janë shumë për sulmuesin kosovar

Mungon hapi i fundit, ai më i rëndësishmi, për ta parë Vedat Muriqin zyrtarisht një lojtar të Majorkës. “Pirati” i ardhur me huazim nga Lacio gjatë merkatos dimërore ka gjetur tashmë marrëveshjen për të qëndruar: 4 vjet kontratë me të njëjtat pagesa të marra tek bardhekaltrit (rreth 2.2 milion në sezon). Por klubi spanjoll duhet të blejë kartonin e tij.

Pablo Ortels, drejtori sportiv i Majorkës, në një intervistë të gjatë për OkBaleares ka deklaruar: “Është shumë e vështirë për Majorkën të paguajë 10 milion euro për një lojtar. Merkato e janarit është shumë e ndërlikuar dhe mendonim që Muriqi të kishte një profil ndryshe nga lojtarët që kishim në skuadër. E vërteta është se në fund të sezonin kemi mbetur jashtëzakonisht të kënaqur nga ai. Nëse do të qëndrojë këtu? Sikurse thashë më parë, jemi shumë të kënaqur nga paraqitja e tij dhe përfshirja e tij dhe do të shohim nëse do ta bindim të qëndrojë këtu. Ky është objektivi jonë”.

 Aktualisht Murriqi është i angazhuar me kombëtaren e Kosovës në Ligën e Kombeve, e cila të dielën luan ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës në ora 20:45. Dhe Muriqi mban peshën kryesore për sulmin e skuadrës së francezit Alen Zhires.