RTSH Sport Live

Maks Verstapeni fiton edhe në SHBA

  • 23/10/2022
  • |
  • Formula 1
Maks Verstapeni fiton edhe në SHBA
Holandezi korr një tjetër fitore në SHBA, gara erdhi drejtpërdrejt në RTSH

Gara e Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Formula 1, duke dhuruar spektakël në 56 xhirot e tij, madje duke nisur që në xhiron e parë, aty ku ka ndodhur edhe aksidenti i parë. Karlos Sainz, që u nis nga vendi i parë, ka qenë në fakt i ngadaltë, duke u parakaluar nga Maks Verstapeni, ndërsa më pas, në kthesën e parë, është goditur edhe piloti i “Mercedes”-it, Xhorxh Rasëll, duke u detyruar të braktisë eventualisht garën dhe duke i dhënë një goditje skuadrës së “Ferrari”-t.

Rasëll ndëshkohet me 5 sekonda për këtë incident, ndërsa gara do të ndikohet më pas nga dy futje në pistë të makinës së sigurisë, fillimisht pas tërheqjes së Valteri Botasit dhe më vonë nga aksidenti i frikshëm midis Fernando Alonsos dhe Lens Strollit, me spanjollin e skuadrës “Alpin”, që fluturon në ajër, por vazhdon garën dhe me britanikun e “Aston Martin” që tërhiqet nga gara.

Të gjitha këto i japin një shans të mirë pilotit tjetër të “Ferrari”-t, Sharl Leklerk, por ky i fundit nuk arrin të përfitojë as nga një vonesë 17-sekondëshe e Verstapenit në ndërrimin e gomave, pasi holandezi e parakalon më pas të riun nga Montekarlo dhe i vihet pas Ljuis Hemiltonit.

Dhe dueli midis rivalëve të ashpër ka vijuar për disa xhiro, por në të 51-tën, pilot i “Red Bull”-it, kampion i sapokurorëzuar i botës, ka marrë kryesimin për të mos e lëshuar më deri në fund. Hemiltoni u detyrua të kënaqet me vendin e dytë, ndërsa podiumin e plotësoi Sharl Lëklerk, i cili sidoqoftë bëri një garë të shkëlqyer, duke u nisur nga vendi i 12-të e dytë dhe duke e mbyllur në të 3-tin.

Pasi kishte siguruar edhe titullin e kampionit për pilotë, me Verstapen, “Red Bull” siguron edhe titullin e kampionit të botës edhe për konstruktorët. Sikundër provat zyrtare të së shtunës, edhe gara e së dielës erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "2022 TEAM STANDINGS AFT ER UNIT ED STATES GRAND PRIX 656 風 RED BULL RACING R FERRARI MERCEDES-AMG 44 ALPINE MCLAREN (2 ALFA ROMEO ASTON MARTIN 416 149 138 52 ASTON MARTIN HD HAAS GT ALPHATAURI W WILLIAMS 35"