RTSH Sport Live

Mali i Zi, tetë gola Shqipërisë U17

  • 24/09/2021
  • |
  • Kombëtarja
Mali i Zi, tetë gola Shqipërisë U17
E nisin me humbje të thellë pjesëmarrjen e tyre në kualifikueset e Europianit

Shqipëria e moshës deri në 17 vjeç e ka nisur me humbje pjesëmarrjen e saj në kualifikueset e Kampionatit Europian 2021-2022, ndërsa është mundur në “Elbasan Arena”, 1-8 nga Mali i Zi. Në këtë përballje, trajneri i Shqipërisë U-17, Agustin Kola, ka aktivizuar Synaj, Tori, Maxhalaku, Marku, Coka, Danaj, Kodra, Borci, Methoxha, Alijaj, Kallbaqi. Ishin malazezet ato të cilat kaluan të parat në avantazh në minutën e 10-të me Osmajiç, teksa katër minuta më vonë dyfishon rezultatin Boriçiç.

Malazezet shënojnë edhe golin e tretë në minutën e 29-të, ndërsa pjesa e parë përfundon 0-3. Vajzat kuqezi pësojnë edhe pesë gola të tjerë në pjesën e dytë, ndërsa golin e nderit për Shqipërinë e ka shënuar Barçi në të 88’. Përfundimisht 1-8, ndërsa më 27 shtator Azerbajxhani luan me Malin e Zi dhe më 30 shtator, Shqipëria e mbyll këtë aktivitet europian me Azerbajxhanin.