RTSH Sport Live

Manaj, Uatford dërgon sinjale

  • 01/07/2022
  • |
  • Angli
Manaj, Uatford dërgon sinjale
E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares mund të jetë në Premier League

Vetëm disa ditë i stacionuar te Barcelona B sepse pretendentët për të nuk mungojnë. Sipas gazetarit italian, Gianluca di Marzio, Rey Manaj, ish-sulmuesi i Spezias që nuk preferoi të ushtronte të drejtën për të blerë kartonin, është në qëndër të një kryqëzimi interesant të merkatos. Uatford, skuadra që u ngjit këtë sezon në Premier League ka dërguar sinjale se bomberi lushnjar i intereson për të plotësuar organikën.

Barcelona B kërkon rreth 2.7 milionë euro por mund të ulet në tryezë edhe për 2 por në La Liga, Manaj mund të mbështetet edhe tek interesimi i Getafes. Gjithsesi, transferimi i 25-vjeçarit në Premier League lidhet me të ardhmen e sulmuesit, Emmanuel Dennis. Në rast se ai vendos të larhohet, atëherë Uatford do të hidhet tërësisht në sulm për lojtarin me origjinë nga Lushnja.

Manaj numëron 31 ndeshje dhe 6 gola të shënuar me fanellën e Kombëtares Shqiptare ndërsa nuk ishte i pranishëm për sfidat e Ligës së Kombeve me Islandën dhe Izraelin për shkak të një dëmtimi. Barcelona B e bleu nga Albacete në vitin 2020.