Pas barazimit ndaj Liverpool dhe humbjes përballë Tottenham, Manchester City është rikthyer te fitorja duke shkatërruar Burnley me një rezultat të pastër, 5-0. Shfaqje absolute për ekipin e Guardiolas, i cili që në pjesën e parë ishte në avantazhin e tre golave, falë dy golave nga Mahrez dhe një goli nga Mendy.
Në pjesën e dytë Ferran Torres shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve, ndërsa Mahrez shënoi përsëri duke plotësuar tripletën e tij personal. Me këtë sukses Manchester City ngjitet në kuotën e 15 pikë(4 fitore, 3 barazime, 2 humbje), ndërsa Burnley mbetet në kuotën e 5 pikëve(1 fitore, 2 barazime, 6 humbje).