RTSH Sport Live

Manchester City, Guardiola: Dortmund ka cilësi

  • 05/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Manchester City, Guardiola: Dortmund ka cilësi
Trajneri i City në prag të sfidës me Dortmund: Nuk është vetëm Haaland, por edhe të Sancho, Marco Reus, Dahoud e Hummels

Në prag të ndeshjes kundër Borussia Dortmund për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli për ekipin verdhezi: “Unë nuk mund të gjej një lojtar të vetëm të Borussia Dortmund pa cilësi. Ata shpenzuan shumë para për lojtarë të rinj dhe i paguanin agjentëve shumë para për të marrë këta lojtarë. Kam respekt të jashtëzakonshëm për atë që ka bërë Dortmund”.

“Unë kam qenë në Gjermani për tre vjet dhe gjithmonë ka qenë një kundërshtar i shkëlqyer. Unë i njoh cilësitë, jo vetëm të Haaland, por edhe të Sancho, Marco Reus, Dahoud dhe Hummels. Unë pashë ndeshjen e tyre kundër Eintracht dhe isha vërtet i impresionuar me cilësinë. Nëse ata shkojnë në sulm, të vrasin. Kjo është arsyeja pse ne do të përpiqemi të jemi agresivë "

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola duhej t'u përgjigjej pyetjeve të zakonshme në lidhje me Erling Haaland: "Unë e kuptoj pse njerëzit gjithmonë pyesin për Haaland, ai është një sulmues i jashtëzakonshëm. Por nuk është është e përshtatshme që unë të flas në lidhje me të. Ai është një lojtar i Borussia Dortmund”.