RTSH Sport Live

Manchester City mund Brighton, vendos Foden

  • 13/01/2021
  • |
  • Angli
Manchester City mund Brighton, vendos Foden
Në stadiumin Etihad 20-vjeçari vendosi ndeshjen me një goditje në fund të pjesës së pare. Sterling humbi një penallti në shtesë

Në javën e 18-të të Premier League, Manchester City ka marrë një fitore minimale, 1-0 përballë Brighton, që i jep mundësinë të ngjitet në vendin e tretë për momentin, pas United dhe Liverpool, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në Etihad Stadium vendosi goli i Phil Foden në fundin e pjesës së parë, në një sfidë që mund të kishte prodhuar më shumë gola, duke marrë në konsideratë rastet e krijuara nga skuadra vendase.

Në fundin e takimit, Sterling i kishte të gjitha mundësitë të dyfishonte rezultatin, por goditja e tij nga pika e penalltisë rezultoi e gabuar.

Phil Foden është njeriu i Guardiolas për fitoren e shtatë radhazi të Manchester Cityt në kampionat dhe kupën. Që nga 15 dhjetori, Qytetarët nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe Brighton nuk ishte në gjendje të bëhej pengesë.