RTSH Sport Live

Manchester City nuk fal, tre gola Evertonit

  • 14/05/2023
  • |
  • Angli
Manchester City nuk fal, tre gola Evertonit
Gundogan (dopietë) dhe Haaland nderojnë Guardiolën që ushtron presion ndaj Arsenalit

Manchester City mposht Evertonin dhe ushtroi presion ndaj Arsenalit. Në javën e 36-të të Premier League, ‘Qytetarët’ triumfuan 3-0 në ‘Goodison Park’. Gundogan  zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të me asistimin e Mahrez. Dyfishimi mbërriti me firmën e Haaland-it të zakonshëm, i cili, në minutën e 39-të, shënoi golin e tij të 36-të në ligë. Gundogan shënoi sërish në pjesën e dytë dhe hyri në tabelën e golashënuesve me një tjetër dygolësh pas atij ndaj Leeds javën e kaluar.

Skuadra e Guardiolës, në krye të Premier League me 85 pikë, synon kështu ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të planifikuar pas tri ditësh (e mërkurë 17 maj) në stadiumin Etihad. Asgjë për të bërë përkundrazi për Evertonin, i cili mbetet i gozhduar në 32 pikë, në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria.