RTSH Sport Live

Manchester City nuk ndalet, mund edhe Aston Villa-n

  • 20/01/2021
  • |
  • Angli
Manchester City nuk ndalet, mund edhe Aston Villa-n
Fitorja e nëntë radhazi(përfshirë dhe kupat) për të besuarit e Pep, që mundën 2-0 Aston Villa-n dhe arrijnë Leicester në krye të renditjes, duke pritur rezultatin e United

Manchester City është i pandalshëm. Nën shiun e Etihad Stadium, ekipi i Pep Guardiola koleksionoi suksesin e nëntë radhazi (përfshirë dhe FA Kupë dhe Kupën e Ligës) në rikuperimin e ditës së parë të Premier League, atë kundër Aston Villa. Ndeshja u vendos nga golat e Bernardo Silva 79 ’dhe Gundogan, me penallti 90’.

Qytetarët për momentin janë në epërsi me Leicester, në pritje të rezultatit të Manchester United, të angazhuar në mbrëmje, në sfidën me Fulham. Të besuarit e trajnerit Guardiola janë ngjitur në kuotën e 38 pikëve, 11 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje. 31 gola të shënuar dhe 13 të pësuar, me mbrojtjen më të mirë në Premier League.