RTSH Sport Live

Manchester United “i mbyll derën” PSG-së

  • 12/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Manchester United “i mbyll derën” PSG-së
“Djajtë e Kuq” nuk dëshirojnë të hyjnë në bisedime për transferimin e Rashford

Paris Saint-Germain ka shprehur interesimin për transferimin e Marcus Rashford ne kampin francez, por Manchester United, sipas raportimeve, e ka vene ne dijeni se sulmuesi nuk është në shitje. Skuadra franceze po kërkon të nënshkruajë një sulmues përpara mbylljes së afatit kalimtar dhe e ka vënë Rashford një nga objektivat e tyre kryesorë. Sipas raportimeve që vijnë nga  ESPN,  United nuk e ka ndërmend të hyjë në negociata, apo të presi oferta. 24-vjeçari ka një vit të mbetur në kontratën e tij në “Old Trafford”, plus opsionin e një sezoni tjetër, që do të thotë se United mund ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024.

Sipas ESPN drejtuesit e Unitedit janë të prirur të bien dakord për një kontratë të re me sulmuesin anglez duke zgjatur qëndrimin e tij në “Old Trafford”. Rashford dhe përfaqësuesit e tij, sipas burimeve, kanë qenë në dijeni të interesit nga PSG që daton kur Mauricio Pochettino mori postin e trajnerit në janar 2021. PSG ka treguar se do të ishte i gatshëm t’i jepte Rashford një rritje të konsiderueshme page, por nuk ka pasur asnjë kontakt me United për një tarifë të mundshme.

Kampionët e Ligue 1 vlerësojnë Rashfordin në rreth 60 milionë euro, ndërsa vlerësimi i United ka të ngjarë të jetë më shumë se dyfishi i asaj, dhe mbi 120 milionë euro. Rashford ka qenë qendër e planeve të Erik ten Hag gjatë gjithë verës dhe filloi si titullar në humbjen 2-1 ndaj Brighton në fundjavën e kaluar