RTSH Sport Live

Manchester United pa mëshirë, përmbys Tottenhamin

  • 11/04/2021
  • |
  • Angli
Manchester United pa mëshirë, përmbys Tottenhamin
Spurs kaluan të parët në avantazh me anë të Son, por ‘Djajtë e Kuq” arritën të përmbysin me Fred, Cavani dhe Greenwood

Fitorja e katërt radhazi për Manchester United, tani +4 nga ndjekësit pas tripletës dhe fitores me përmbysje në shtëpinë e Tottenham. Kulmi i parë i emocioneve ndodh menjëherë pas gjysmë ore lojë, me një episod në secilën anë, me Cavani e Son.  Nuk vonoi shumë dhe vendasit arritën  të zhbllokojnë rezultatin me një veprim të bukur koral, me përfundimin Lucas-Son, që solli 1-0.

Djajtë e Kuq duket se stonojnë në lojën e tyre, sidomos në fazën sulmuese, por janë pikërisht ata që gjejnë rrugën e rrjetës 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Një aksion i nisur nga Bruno Fernandes, e më pas Fred kombinon me Cavanin, për të nxjerrë në dritë golin e barazpeshës me autor brazilianin.

Në minutën e 79-të të takimit, një kros i Greenwood është shfrytëzuar maksimalisht Cavani, duke sjellë golin e avantazhit për skuadrën e drejtuar nga Solskjaer. Në fund të takimit është pikërisht Greenwood, që ka hipotekuar suksesin e radhës për United, 3-1.