RTSH Sport Live

Manchester United rikthehet  në vend të parë me Cavani-Pogba

  • 20/01/2021
  • |
  • Angli
Manchester United rikthehet  në vend të parë me Cavani-Pogba
Premier League, Crave Cottage – Fulham 1 (Lookman 5’) Manchester United 2 (Cavani 21’, Pogba 65’)

Një gol mahnitës nga Paul Pogba ndihmoi Manchester United të fitonte 2-1 përballë Fulham  të mërkurën dhe të kthehej në majën e Premier League.

Edhe një herë, United pësoi i pari në transfertë, pasi Ademola Lookman kishte gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për t'i dhënë ekipit të tij epërsinë në minutën e pestë.

Shtatë herë United ka pësuar i pari në transfertë në Premier League këtë sezon dhe shtatë herë është  rikthyer për të fituar, me Edinson Cavani që shënoi golin e barazimit në minutën e 21-të dhe Pogba me magjinë e tij në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 65-të, duke kompletuar fitoren e skuadrës së drejtuar nga Solskjaer.

Manchester City më parë ishte ngjitur në krye të tabelës me fitoren ndaj Aston Villa, por një tjetër sukses në transfertë e ktheu Unitedin përsëri mbi fqinjët e tyre të zhurmshëm, ndërsa Fulham qëndron në pjesën e fundit në klasifikim.