RTSH Sport Live

Manchester United, Solskjaer paralajmëron Romën

  • 27/04/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Manchester United, Solskjaer paralajmëron Romën
Trajneri norvegjez para ndeshjes me Romën: "Është koha për të bërë një hap në cilësi"

Pritja është e madhe, tensioni me afrimin e gjysmëfinales së ndeshjes së parë të Europa League rritet për Romën dhe Manchester United, me arritjen në finale, që do të ridimensiononte sezonin e njërës apo tjetrës skuadër. "Roma është një ekip me përvojë, që di të mbrojë mirë - komentoi trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer -. Pastaj ata kanë Dzeko, ne të gjithë e njohim atë dhe meriton vëmendje të veçantë".

Në udhëtimin europian, United tashmë ka eliminuar Milanin: "Ne kemi precedentë të mirë me italianët, nëse e përfundojmë sezonin me një finale dhe një trofe do të ishte një gjë e shkëlqyer".

Trajneri norvegjez nuk u beson vështirësive që po kalon Roma në kampionat ku nuk kanë fituar për tri javë dhe sapo është kthyer nga humbja me Cagliari: "Është një moment i rëndësishëm europian, ne kështu e jetojmë. Roma është një klub me traditë dhe histori. Dhe ne do t'i kushtojmë vëmendje të madhe duke shpresuar të arrijmë në finale".